Goli i tretë në Serinë B, talenti shqiptar e mbyll me festë sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 23:17

Goli i tretë në Serinë B, talenti shqiptar e mbyll me festë sezonin

Talenti shqiptar Kleis Bozhanaj, gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme, në duelin e Serisë B mes Lekos dhe Modenës. Sulmuesi 23-vjeçar, shënoi golin e dytë, në fitoren 2-3 që skuadra e tij Modena arriti në transfertë në duelin e vlefshëm për javën e fundit të kampionatit.  

GNPXW0OXUAAifq0

Për Bozhanajn ky ishte goli i tretë, teksa është aktivizuar 21 ndeshje me fanellën e Modenës. 23-vjeçari shpreson që në sezonin e ardhshëm të marrë më shumë minuta te skuadra italiane, teksa në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Karreareses në Sernë C. si dhe e moshave të Empolit dhe Napolit. Gjithastu sulmuesi provoi edhe një aventurë të shkurtë në Portugali te Casa Pia.  

Bozhanaj është një produkt i futbollit shqiptar, ku në të kaluarën ishte pjesë e moshave të Partizanit dhe Dinamos. Nga blutë ai më pas u transferta te klubi i Empolit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"