VIDEO/ Momente frike për Kristjan Asllanin, ylli i Kombëtares e mbyll ndeshjen i dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2024 | 0:05

VIDEO/ Momente frike për Kristjan Asllanin, ylli i Kombëtares e mbyll ndeshjen i dëmtuar

Momente frike u regjistruan në minutën e fundit në duelin mes Frozinones dhe Interit që përfundoi me shifrat 0-5. 

asllani

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, pësoi një goditje nga marokeni Abdou Harroui. 22-vjeçari ndjeu dhimbje në pulpën e majtë, teksa në pamje të parë, dukej se dëmtimi ishte disi serioz, pasi Asllani e kishte të pamundur të ngrihej, teksa u shfaq duke shtrënguar dhëmbët. 

Gjithsesi shpresojmë të mos bëhet fjalë për ndonjë problem serioz kur kanë mbetur pak javë përpara nisjes së Euro 2024. 

Mesfushori do t’i nënshtrohet testeve mjekësorë gjatë ditës së shtunë, për të mësuar më tepër për gjendjen e tij. 

MOMENTI I DËMTIMIT TË ASLLANIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"