Postuar: Maj 10, 2024 | 23:37
U aktivizua titullar në triumfin me “manita” të Interit, shikoni notën dhe statistikat e Asllanit
Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani u aktivizua titullar, në triumfin 0-5 që kampionët arritën në transfertë ndaj Frozinones. 22-vjeçari qëndroi në fushë gjatë gjithë sfidës, duke bërë një paraqitje dinjitoze.
Asllani u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa regjistroi 83 pasime të sakta nga 90 në total, si dhe dhuroi një pasim kyç në këtë sfidë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"