VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 4 gola, VAR-i i “djeg” golin e përmbysjes dramatike… Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 23:27

VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 4 gola, VAR-i i “djeg” golin e përmbysjes dramatike… Çelsit

Aston Vila dhe Çelsi kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të të Premier Ligës angleze të shtunën në mbrëmje. Ekipet barazuan 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Villa Park”. 

SDSFF

Aston Vila e nisi më mirë ndeshjen duke realizuar dy herë në pjesën e parë. Fillimisht epërsinë ia siguroi autogoli i Mark Kukureas ndërsa golin e dytë e realizoi Morgan Rogers në fund të pjesës së parë. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Megjithatë, Çelsi u rikthye në pjesën e dytë përmes Noni Maduekes dhe supergolit të Konor Gallagherit. Vlen të theksohet fakti se në minutën e 95-të, VAR-i mohoi golin e fiotres bluve, për një faull në sulm të Disasit.  Për sa i përket renditjes, Aston Vila, mbetet e katërta me 67 pikë të grumbulluara, ndërsa Çelsi është i nënti me 48 pikë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"