ZYRTARE/ Një tjetër largim i rëndësishëm nga Kastrioti, mbrojtësi përshëndetet me klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2023 | 13:03

ZYRTARE/ Një tjetër largim i rëndësishëm nga Kastrioti, mbrojtësi përshëndetet me klubin

Adolf Selmani nuk është më pjesë e Kastriotit dhe ka qenë vetë mbrojtësi ai që ka njoftuar diçka të tillë në profilin e tij në “Instagram”.

KASTRIOTI

22-vjeçari ka falënderuar klubin e Kastriotit dhe stafin e presidentin me të cilët ka punuar, duke ju uruar edhe suksese në vazhdim. Selmani largohet nga krutanët pas 1 sezoni e gjysmë.

“Faleminderit KS Kastrioti! Dihet që çdo fillim e ka një fund por ajo që vërtetë është e rëndësishme është rrugëtimi. Për mua ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida, me gëzime gjithashtu dhe hidhërime, të gjitha pjesë e sportit që më kanë bërë ta dua akoma më shumë këtë sport. Falënderoj shumë presidentin e klubit Kastrioti, drejtorin, trajnerin, stafin e tij, tifozët krutanë dhe të gjithë shokët e ekipit duke ju uruar secilit suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre”, shkruan mbrojtësi.

selmani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"