ZYRTARE/ Një grek në stolin e Luftëtarit, ja kush do të drejtojë gjirokastritët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2019 | 17:21

ZYRTARE/ Një grek në stolin e Luftëtarit, ja kush do të drejtojë gjirokastritët

Pas lëvizjes së Klodian Duros, nga trajner i Luftëtarit, duke u kthyer sërish në pozicionin e drejtorit sportiv, bluzinjtë kanë zyrtarizuar menjëherë ditën e sotme timonierin e ri në krye të ekipit.

jorgos marantas

“Panorama Sport” mëson se tekniku i ri është Jorgos Marantas. 46-vjeçari grek, drejton që nga viti 2008, dhe të gjithë karrierën e tij ka qenë në krye të ekipeve inferiore greke.

Disa prej skuadrave që ka drejtuar Marantas janë PAS Lamia, Panahaiqi, Kavala, Trikala apo Panelefsiniakos. Ekipi i fundit i tij ka qenë Aris Avatou, në krye të cilit ka qenë nga korriku i 2018-ës, deri në shkurt të 2019-ës.

421

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"