Ralf Ragnik refuzon propozimin e Bajernit, gjermanët nisin nga puna për pasardhësin e Tuhelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 11:14

Ralf Ragnik refuzon propozimin e Bajernit, gjermanët nisin nga puna për pasardhësin e Tuhelit

Bajern Mynih do të ngelë pa trajner në fund të sezonit, pasi Tomas Tuhel do të shkarkohet nga pankina.GMj5D9aWQAALB6SBavarezët janë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Kohëve të fundit është përfolur se Ralf Rangnik do të ishte ideali, por edhe kjo pistë ka rënë.

Eksperti i merkatos, Fabricio Romano bën të ditur se austriaku ka refuzuar propozimin e drejtuesve të Bajernit. Ai nuk ka zbuluar detaje por thjesht raportuar se ky vendim është marrë për arsye personale.

Pas Çabi Alonsos dhe Jurgen Nagelsman, edhe Ralf Rangnik i thotë jo rekordmenëve gjermanë. Tashmë ata duhet të gjejnë një emër të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"