Champions-i mallkimi i këtij viti, Inzagi do të provojë sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 10:21

Champions-i mallkimi i këtij viti, Inzagi do të provojë sezonin e ri

Rrugëtimi Europian i këtij sezoni u mbyll në mbrëmjen e mallkuar të Madridit, kur Interi u eliminua me penallti.

inter

Një episod që mund të kthehet në forcë për sezonin e ardhshëm. Mund të ndodhë ashtu si në finalen e humbur të Stambollit nga lindi ky Inter që fitoi titullin kampion në Itali. Kështu që s’është çudi fakti që zikaltrit të tentojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve në sezonin që vjen. Në fakt është një format krejtësisht i ri dhe shumë i vështirë, që bën të pamundur edhe parashikimet. Por Interi do të jetë në vazon e parë si skuadra kampione e Italisë dhe do të arkëtojë 10 milionë euro më shumë sesa skuadrat e tjera. Por kjo gjë nuk ka asnjë avantazh në aspektin sportiv. Skuadrat do të ndahen në katër vazo këtë herë dhe do të përballen patjetër me skuadrat më të forta. Do të ketë nga 8 ndeshje në grupe dhe është e rëndësishme për të bërë rezultate si në transfertë dhe në shtëpi për të siguruar kualifikimin në raundet e ardhshme.

ËNDRRA CHAMPIONS Këtë sezon mendja ka qenë te kampionati dhe më shumë rrotacion ka pasur të mërkurave sesa të dielave. Por vitin tjetër do të jetë ndryshe. Europa është një bast i fortë dhe i rrezikshëm, por zikaltrit do të provojnë t’i shkojnë deri në fund. Bepe Marota tha se cikli i Inzagit sapo ka filluar dhe duhet patjetër që të triumfojë jo vetëm në Itali, por në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë. Champions-i është një prej tyre. Tani nuk ka shumë diferenca me ekipet e tjera europiane dhe sigurisht që merkatoja i lejon zikaltrit që të afrojnë futbollistë cilësorë.

INZAGI Bota zikaltër rrotullohet rreth Inzagit. Trajneri që ka ngritur në piedestal skuadrën me lojën e tij do të firmosë kontratën deri në vitin 2027, atëherë kur do të skadojë për të gjithë bllokun e stafit teknik dhe atij menaxhues. Trajneri pritet që të qëndrojë dhe të ketë në dispozicion një skuadër të fortë për të provuar të bëjë realitet ëndrrat e zikaltërve. Pa harruar që asnjëherë nuk është e lehtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"