EKSKLUZIVE/ “Më mirë vonë se kurrë”, portieri Sina do t’i bashkohet Kombëtares U-21 në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 22:43

EKSKLUZIVE/ “Më mirë vonë se kurrë”, portieri Sina do t’i bashkohet Kombëtares U-21 në miqësore

Anxhelo Sina, portieri me origjinë nga Tirana që kyçi portën e të rinjve të Olimpiakosit në “UEFA YOUTH LEAGUE” dhe falë kontributit të tij të madh, ekipi fitoi turneun e Ligës së Kampioneve për të rinj. Portieri 185 cm dalloi kur eliminuan Interin, Lensin dhe Nantën, të tria skuadrat nga goditjet e penalltive.

900-0-1714645352xanxhelo-sinajpg-761

Por, gjithashtu ai shkëlqeu edhe me Bajernin në gjysmëfinale dhe Milanin në finale. Megjithatë, është i çuditshëm fakti që Sina nuk figuron në ekipet zinxhir të Shqipërisë dhe skautëve të FSHF-së në Greqi u ka shpëtuar një portier i talentuar. Anxhelo është rritur tek akademia e gjigantëve grekë nga ekipi U-17 dhe tashmë në U-19, por në asnjë moment nuk ka përfaqësuar Greqinë në ekipet e moshave, edhe pse aty e krahasojnë me Antonis Nikopolidhisin. Ndërkohë, sapo ka mbushur 20 vjeç dhe ende nuk është thirrur qoftë edhe njëherë të vetme nga Shqipëria.

Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dijë se FSHF-ja ka pasur disa probleme me zyrën e talenteve në Greqi, e cila merret me lojtarët shqiptarë që dallojnë nëpër ekipe të ndryshme, por gjithsesi më mirë vonë sesa kurrë. Gazeta gjithashtu mëson se Anxhelo Sina është kontaktuar nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, dhe do të thirret për grumbullimin e radhës. Gjithashtu, edhe Drejtori Teknik i FSHF-së Fulvio Pea ka kërkuar video nga ndeshjet që djaloshi ka zhvilluar në Greqi. Angazhimi i radhës për Shpresat do të jetë një miqësore me Luksemburgun më 21 maj, e cila pritet të zyrtarizohet ditët në vijim. Aktualisht në organikën e Kombëtares U-21 janë tre portierë: Simon Simoni që luan me ekipin e dytë të Eintraht Frankfurtit, Klidman Lilo, pjesë e Panathinaikosit B dhe Endri Dema i Teutës.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"