Ndryshohet stadiumi, ja ku do të luhet ndeshja Erzeni-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 13:26

Ndryshohet stadiumi, ja ku do të luhet ndeshja Erzeni-Kukësi

Ndeshja Erzeni-Kukësi e vlefshme për javën e 34-të të Superiores do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në Ballsh. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Federata.

adush muca

Njoftimi

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 34-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, Erzeni – Kukësi, nuk do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” ashtu siç ishte planifikuar më parë për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça” në të njëjtë ditë dhe orar (04.05.2024, 16:00).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"