Mposhti Xhokoviçin në Australi, por Siner tërhiqet nga turneu i Madridit. Ja arsyeja e këtij vendimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 12:44

Mposhti Xhokoviçin në Australi, por Siner tërhiqet nga turneu i Madridit. Ja arsyeja e këtij vendimi

Tenisti italian, Janik Siner ka hequr dorë nga turneu i Madridit për shkak të një dëmtimi në krahun e djathtë të shpinës. Ai ka vendosur të heqë dorë nga turneu, për të mos përkeqësuar më shumë gjendjen.

siner

“Është shumë e trishtueshme të tërhiqem para ndeshjes në turneun e Madridit, por dhimbja në shpatull bëhet gjithnjë e më e fortë dhe nuk dua që problem të përkeqësohet edhe më shumë. Në ditët e ardhshme do të bëj të tjera ekzaminime me mjekë specialist për të përcaktuar edhe mënyrën e rikuperimit, me qëllim që të rikthehem sa më shpejt”, shkroi Siner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"