Duel me Juven për Zirkze, Milani me 2 plane rezervë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 14:31

Duel me Juven për Zirkze, Milani me 2 plane rezervë

Joshua Zirkze po përgatitet të ndezë merkaton e verës. Një zbulim sulmues në Serinë A, 22-vjeçari tashmë ka një çmim të konsiderueshëm: për më pak se 50 milionë euro do të jetë e vështirë ta rrëmbejnë nga Bolonja.joshua-zirkzee-bologna-fc-2022-23-1684246434-107182

Milani është klubi që ka lëvizur para kujtdo dhe po kërkon një marrëveshje me menaxherët e holandezit për të paraprirë konkurrencën e madhe. Por Juventusi, pasi është futur me forcë, nuk ka ndërmend ta shohë sulmuesin t’i venitet para syve dhe kjo është arsyeja pse Xhuntoli, në ditët e para të prillit, u takua drejtpërdrejt me drejtuesit e klubit kuqeblu. Për momentin është një luftë e dyanshme në Itali, ku futbollisti do të preferonte të qëndronte për të përfunduar rritjen e tij.

Interi, të cilin raportime nga Gjermania e kanë cilësuar si në garë, duket më i tërhequr, sidomos pas ardhje së Taremit. Simone Inzagi ka tashmë tre “pyka” thellësie ndaj Juvja dhe qëndron fuqimisht në garë me Milanin, sidomos nëse arrin të bindë Tiago Motën për stolin në vend të Alegrit. Nuk do të pyeste për konkurrencë dhe miliona, Arsenali, por edhe Bajerni që mund të shfrytëzojë të drejtën e riblerjes për të pasur një alternativë të Herri Kejnit që nuk është më shumë i ri (31- vjeç në korrik).

ALTERNATIVA – Ëndrra numër një e Milanit, siç thamë quhet Joshua Zirkze, por midis kërkesave të larta të Bolonjës dhe konkurrencës, është mirë të krijohen alternativa. Pavarësisht zgjedhjes së Olivir Zhirusë, i cili do të largohet për të shkuar në Los Angeles, lindi nevoja për një sulmues të ri që mund të jetë fytyra e së ardhmes. Me lamtumirën e paralajmëruar të francezit dhe fatin e Joviç ende për t’u kuptuar, është më e rëndësishme se kurrë që klubi të mos gabojë në blerjen e sulmuesit të ri. Nëse nuk vjen Zirkze, do të jetë Serhu Girasi trashëgimtari i numrit 9 kuqezi. Sulmuesi i Shtutgartit ka një klauzole prej 17 milionë eurosh, ndërkohë që thuhet se drejtuesit e Milani monitorojnë me vëmendje të madhe edhe Benjamin Sheshkon e Lajpcigut.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"