BASKETBOLL “PLAY OFF”/ Besëlidhja shkurorëzon Tiranën, lezhjanët janë finalistët e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 14:18

BASKETBOLL “PLAY OFF”/ Besëlidhja shkurorëzon Tiranën, lezhjanët janë finalistët e parë

Besëlidhja është finalistja e parë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj 2023-2024.

WhatsApp Image 2024-05-02 at 14.26.10

Lezhjanët i kanë mbyllur llogaritë 3-0 në gjysmëfinalet e “play off”-it kundër Tiranës. Skuadra e Afrim Bilalit dhuroi një tjetër provë bindëse edhe në aktin e tretë, dje në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. Besëlidhja triumfoi kundër Tiranës me rezultatin 99-85, në një takim ku bëri më mirë në të katërta periodat, teksa ishte në avantazh gjatë të gjithë kohës. Takimi nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat shkëlqyen në fazën sulmuese në periodën e parë, por Besëlidhja u tregua më e saktë, duke e fituar 10- minutëshin 28-25.

Në çerekun e dytë precizoni ishte më ulët, por përsëri lezhjanët patën epërsi të lehtë, duke e fituar periodën 21-18, për të shkuar në pushimin e madh me avantazhin 49-43. Gjysma e dytë e ndeshjes nuk ndryshon asgjë, teksa Besëlidhja i fiton edhe dy periodat e mbetura, 28-25 dhe 22-18, ndërsa pret zyrtarisht biletën e finaleve, për të shkurorëzuar Tiranën, duke u hakmarrë kështu për titullin e sezonit të kaluar.

Kjo ishte fitorja e 23-të radhazi për Besëlidhjen, e cila mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në kampionat. 5 lojtarë të ekipit lezhjan shënuan mbi 10 pikë, ndërsa MVP u shpall Philbert Weekes me 22 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime. Për Tiranën më i miri ishte Jordan Robinson me 27 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime. Sot në orën 19:00 në Durrës do të jetë radha e gjysmëfinales tjetër mes Teutës dhe Vllaznisë, teksa seria ndodhet në barazim 1-1.

3 4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"