25 afrimet e Laportës, sa shumë miliona e zhgënjime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 10:39

25 afrimet e Laportës, sa shumë miliona e zhgënjime

Joan Laporta do të mbahet mend për shumë gjëra tek Barcelona, për sukseset jo të pakta, por dhe dështimet jo më pak të tilla.laporta

Mbi të gjitha presidenca e tij e dytë te Barcelona do të mbahet mendon për largimin në verën e vitit 2021 të Lionel Mesit. Presioni mbi të ka qenë i jashtëzakonshëm, sepse bashkë me largimin e Leos, Barça ishte futur në një spirale të rrezikshme sportive dhe financiare. Numrit një të klubit katalanas iu desh të bënte sforco të mëdha ekonomike këto vite për të kthyer në shina financat e rrënuara të klubit.

“Lufta” me kohën vazhdon ende dhe përpjekjet e tij janë të shumta. Falë lëvizjeve të tij, të ashtuquajturat leva financiare, Barcelona mundi të ngrejë kokë, edhe pse pati kosto, që ndoshta do të jenë në afatgjatë për klubin. Të paktën kështu argumentojnë kundërshtarët e tij. Laporta, përtej vështirësive financiare, nuk i ndërpreu investimet për të ndërtuar një skuadër konkurruese kur vendosi t’ia besonte drejtimin Ksavit. E kishte nisur që me Ronald Kumanin në fakt, kur afroi Memfis Depain. Holandezi është i pari që iu bashku listës së gjatë të të afruarve që numëron deri më sot plot 25 lojtarë, që në fund i kanë sjellë Barçës dy trofe, Superkupën e Spanjës dhe titullin në La Liga të dyja në vitin 2023.

KOSTO ZERO – I kushtëzuar nga problemet financiare, Barça zgjodhi një tjetër qasje duke afruar lojtarë me kosto zero, në përfundim kontrate me klubet e tyre. Nga 25 të afruarit e Laportës, 12 kanë ardhur si lojtarë të lirë, por vetëm katër prej tyre janë të ekip. Më i spikaturi është Ilkaj Gyndoan dhe pas tij Andreas Kristensen. të tjerët ose janë larguar pa lënë gjurmë, ose do të largohen në fund të këtij sezoni.

HUAZIMET – Janë katër lojtarët e huazuar në mandatin e dytë të Laportës, me të mbeturit dy Zhoaot, Kanselo dhe Feliks. Të parit Barça pritet t’i japë duart në fund të sezonit. Për Feliks ndryshon situata.

MILIONAT – Por Laportës i është dashur të nxjerrë dhe jo pak miliona për 9 lojtarë të tjerë. Janë 232 milionë euro me fetën e madhe që e kanë marrë katër lojtarë, Levandovski, Rafinja, Ferran Torres e Kunde. Këta ishin vendimtarë në trofetë e Barçës. Të tjerët nuk kanë lënë gjurmë.

fgdhh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"