ZYRTARE/ Nga Struga në Rrogozhinë, Egnatia merr në huazim një portier… serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2021 | 22:17

ZYRTARE/ Nga Struga në Rrogozhinë, Egnatia merr në huazim një portier… serb

Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”, Urosh Duriç është afrimi i radhës në merkato i Egnatias. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi rrogozhinas ka bërë me dije se portieri serb është transferuar në formë huazimi, teksa do të jetë pjesë e skuadrës së Gugash Maganit, për 1 sezon. Duriç vjen nga radhët e ekipit shqiptar të Strugës Trim&Lum që militon në elitën e futbollit maqedonas.

Uros Duric

Serbi është 27 vjeç, 193 cm i gjatë, i cili ka luajtur me disa klube të nivelit të ulët në vendlindje, si dhe së fundmi ka luajtur në Maqedoninë e Veriut me dy klube shqiptare, Renovën dhe Strugën.

Në sezonin e fundit me Strugën portieri Duriç është aktivizuar në 27 ndeshje, me 2430 minuta në fushë, ku është ndëshkuar edhe me 8 kartonë të verdhë. Me afrimin e portierit serb, gjasat janë që njëri mes portierëve Klevis Hasanbelliu dhe Bruno Puja mund të largohet nga ekipi, pasi dihet se dy të fundit ishin në “luftë” për një vend titullari pa mbërritur “gardiani” i Strugës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"