Zyrtare/ Nga Dinamo te Drita e Gjilanit, prezantohet mbrojtësi kolumbian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 11:15

Zyrtare/ Nga Dinamo te Drita e Gjilanit, prezantohet mbrojtësi kolumbian

U largua nga Dinamo, pasi nuk gjeti hapësirat e duhura, mbrojtësi kolumbian menjëherë gjen skuadër të re.  Pas zgjidhjes së kontratës me “nëndetësen” Huan Kamilo Mesa është transferuar në Superligën e Kosovës, duke nënshkruar me skuadrën e Dritës.

mesa

Ka qenë vetë klubi nga Gjilani që përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka prezantuar mbrojtësin si dhe ka dhënë detajet e para të marrëveshjes me ish-lojtarin e Dinamos.

Ja njoftimi i klubit të Dritës:

“Qendërmbrojtësi Huan Kamilo Mesa nënshkruan me ne.  Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për transferimin e kolumbianit Huan Kamilo Mesa.

Mesa luan në pozitë e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e Dinamo Siti nga kampionati shqiptar. Lojtari është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.

Mesa ka nënshkruar marrëveshje me klubin për një vite e gjysmë dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2025. Mirë se vjen Huan”.

ddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"