ZYRTARE/ Mesfushori Nigerian ikën nga Kastrioti, prezantohet në Azerbajxhan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2023 | 12:10

ZYRTARE/ Mesfushori Nigerian ikën nga Kastrioti, prezantohet në Azerbajxhan

Mesfushori që e mbylli me Kastriotin, Olavale Onanuga, do të nisë një aventurë të re në Azerbajxhan me skuadrën e Kapaz.

onanuga

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi azer ka konfirmuar transferimin e 25-vjeçarit.

“Skuadra jonë, e cila vazhdon përpjekjet për transferim, ka tërhequr një tjetër lojtar në radhët e saj. Olavale Onanuga ka nënshkruar kontratë njëvjeçare. Futbollisti nigerian luan si mesfushor mbështetës. Klubi i fundit i 25-vjeçarit ishte Kastrioti në Shqipëri”, shkruan Kapaz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"