VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Korçë, Skënderbeu i Orlando Kojës fiton titullin e shtatë në volejbollin e femrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 22:22

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Korçë, Skënderbeu i Orlando Kojës fiton titullin e shtatë në volejbollin e femrave

Skënderbeu shpallet kampion në volejbollin për femra për hera të shtatë në histori. Vajzat korçare të drejtuara nga trajneri Orlando Koja, arritën të rikthenin trofeun në qytetin juglindor pas 2 vitesh.

1

Një dominim absolut i Skënderbeut që likuidoi Tiranën me rezultatin 3-0, ndërkohë që finalja e sotme e fituar 3-1 me sete nga bardhekuqtë zgjati 1 orë e 54 minuta lojë.  

2

Vlen të theksohet se atmosfera në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ishte elektrizuese, me publikun korçar që kishte mbushur plot e për plot shkallët e pallatit të sportit, duke mbështetur maksimalisht ekipin e volejbollit.  

Volej Skenderbeu

PIKA E FUNDIT DHE MOMENTI I SHPALLJES SË SKËNDERBEUT KAMPION: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"