“Ana psikologjike e ekipit ka rënë”, Alfred Deliallisi pas humbjes në Korçë: Secili duhet të marr përgjegjësitë e veta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 20:35

“Ana psikologjike e ekipit ka rënë”, Alfred Deliallisi pas humbjes në Korçë: Secili duhet të marr përgjegjësitë e veta

Erzeni humbi në Korçë 1-0 përballë Skënderbeut ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të takimit, trajneri i shijakasve Alfred Deliallisi dha një intervistë ku u shpreh tepër i zhgënjyer nga ky rezultat dhe me mënyrën e lojës së ekipit të tij:

bandicam 2024-04-27 20-27-36-649

“Në Korçë kishim ardhur për të bërë maksimumin. E nisëm lojën duke falur shumë topa, mënyra si e marrim golin, kundërshtari na godet me një gjysmëgoditje dhe shënon. Ne krijojmë raste me Zekën dhe Blazeviçin, por edhe Mihana dhe nuk shënojmë.  Ana psikologjike e ekipit ka rënë, dhe kjo ndikon edhe në zhvillimin e ndeshjes pastaj.

Çdo njëri duhet të marri përgjegjësitë e veta, edhe unë i kam përgjegjësitë e mia. Duhet të luajmë futboll dhe të vazhdojmë kampionatin, duhet të bëjmë punën tonë. Deri në ditën e fundit do e bëj këtë gjë me plot seriozitet, deri në momenti që do të jem këtu”,- tha Deliallisi për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"