KATEGORIA E DYTË/ Shpëton Maliqi, Albanët kanë edhe një shans ndaj… Albpetrolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 22:22

KATEGORIA E DYTË/ Shpëton Maliqi, Albanët kanë edhe një shans ndaj… Albpetrolit

Është mbyllur me shifrat përfundimtare 2-3 përballja midis Albanëve dhe Maliqit. Ky takim ishte edhe “play-out”-i i këtij sezoni, i fituar nga Maliqi që do të thotë që juglindorët do të shijojnë edhe një sezon tjetër në Kategorinë e Dytë, ndërsa Albanët do të luajnë me Albpetrolin, në shansin e fundit që kanë për të mbijetuar.

17a67a95-4536-460b-849c-39292e438c1c

Maliqi kaloi shumë shpejt në avantazh, që në minutën e tetë me anë të Agu. Më pas ata do të shënonin edhe 2 gola të tjerë, duke krijuar iluzionin sikur e kishin gjithçka nën kontroll dhe mund ta mbyllnin shpejt ndeshjen, por Albanët nuk u dorëzuan me kaq. Kryeqytetasit arritën të shënojnë 2 herë, por pa arritur të kthejnë baraspeshën, me ndeshje që përfundoi me shifrat përfundimtare 2-3.

REZULTATI | ALBANËT-MALIQI 2-3

22′ Alushi, 39 Topalli / 8′ Agu, 13′ Topalli (autogol), 17′ Tako

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"