“Kemi humbur dy pikë sot”, Mehmeti pas barazimit të Dinamos: Erdhi nga tensioni që ndjeu skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 21:02

“Kemi humbur dy pikë sot”, Mehmeti pas barazimit të Dinamos: Erdhi nga tensioni që ndjeu skuadra

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, mendon se barazimi i sotëm me Laçin ishte edhe pasojë e trysnisë që ndjente ekipi për të siguruar rezultat.

bandicam 2024-04-27 20-28-38-999

“Në të tilla ndeshje, tensioni dhe mënyra se si interpretoi në fillim ndeshjen skuadra, ndjehej tensioni në aspektin psikologjik. U rritëm në pjesën ë dytë, dominuam, por duhet të jemi më të qetë. Kemi vështirësi në 20 metrat e fundit, krijojmë volum, prekim zonën e kundërshtarit me shumë forca, por duhet të ruash qetësinë që të shkosh te goli. Ndoshta kjo ka ndikuar te performanca e lojtarëve përpara. Më vjen keq se normalisht duhej të ishim më të qetë, se fitorja vjen nga minuta e parë në të fundit. Kjo vjen me qetësi dhe agresivitet në fazën defensive, i mirëkuptoj lojtarët, janë njerëz dhe ndjej presionin. Kjo vjen edhe nga gabime elementare. Kishim mundësi te pasi i fundit dhe goditjet në portë.

Derbi? Mendoj se duhet të shoh ndeshjet e mia, se është e vështirë, nuk mund të pres nga gabimet e të tjerëve. Duhet të kishim më shumë besim te vetja për të shkuar të fitoret. Të vjen keq se kur nuk është më në dorën tënde, duhet të përqendrohemi për javën tjetër se e kemi edhe atë shumë të vështirë, se është kampionat i tillë. Duhet të mbledhim forcat për t’u ringritur dhe shkuar te rezultatet pozitive.

E kishim përgatitur skuadrën në këtë mënyrë të shkonim me shumë forca e të kishim shkallëzim. Por mendoj se pjesa e parë ishte me tension e skuadrës, e përjetuan si finale, ngarkesa psikologjike na pengoi të dilnim të loja jonë. Kërkonim të shkonim më shpejt te porta e kundërshtarit që mbrohej me shumë forca. Në pjesën e dytë duhej të ishim më të qetë në metrat e fundit.

Unë nuk kam një 10 dhe kam sakrifikuar Denison. Ai bëhet pikë referimi dhe e spostova në krah për të krijuar superioritet numerik. Kemi bërë maksimumin, po sa i përket Zabërgjës, ka bërë shumë mirë, por mendova ta ndërroj se kishte ngarkesë të madhe fizike. Nuk ishte në ritmin e duhur, më shumë për ta mbrojtur e futur një alternativë si Tusha që njeh mirë portën. Besova të kisha pikë referimi, e nisa me 4-4-2 me Denison në anësore, prita më shumë te Tusha që të ishte më afërt portës së ka goditje të mirë. Duhej të zgjidhja Vilën ose Zabërgjen, zgjodha atë që ra fizikisht.

Edhe ne kishim mungesa dhe mendoj që Laçi është një skuadër mjaft simpatike, para dy javësh mundi Vllazninë. Ndaj nuk e gjykoj në këtë aspekt se ne jemi skuadër e re, nuk është se kemi pasur rezultat në vazhdimësi. Kemi pasur lojëra të mira dhe kjo është shumë e vërtetë se mbushim zonën e kundërshtarit me shumë forca. Nuk kishim qetësinë para portës e humbim shumë raste. Ndoshta është presioni i brendshëm që ndjejnë lojtarët.

Duke pasur parasysh rastet për gol, dominimin në pjesën e dytë, mendoj se i humbëm dy pikë. Mund të ishim më të qetë me disa lojtarë ishim shumë afër fitores. Mendoj se aspekti psikologjik na ndikoi dhe u kthye në problem”, tha Mehmeti për ”MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"