ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Laçi prezanton ish-sulmuesin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2021 | 22:00

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Laçi prezanton ish-sulmuesin e Skënderbeut

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”. Saliu Guindo është zyrtarisht lojtar i Laçit. Ish-futbollisti i Bylisit dhe Skënderbeut është rikthyer në Superiore, duke firmosur me skuadrën kurbinase.

guindoo

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Këtë sezon Guindo ka luajtur në Indi.

Para se të transferohej në Indi, afrikani ka milituar më herët me Skënderbeun dhe Bylisin në kampionatin shqiptar. Hapësirat me korçarët i pati të pakta, ndërsa me ballshiotët shënoi 10 gola në Kategorinë Superiore dhe tetë në të Parën, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në ekipin mallakastriot.


View this post on Instagram

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Shënoi 18 gola në Shqipëri, Laçi gjen zëvendësuesin e Nuabuezes. Gati akordi me sulmuesin 24-vjeçar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"