EKSKLUZIVE/ Shënoi 18 gola në Shqipëri, Laçi gjen zëvendësuesin e Nuabuezes. Gati akordi me sulmuesin 24-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2021 | 23:11

EKSKLUZIVE/ Shënoi 18 gola në Shqipëri, Laçi gjen zëvendësuesin e Nuabuezes. Gati akordi me sulmuesin 24-vjeçar

Saliu Guindo është pranë rikthimit në Superioren shqiptare. Ish-lojtari i Bylisit dhe Skënderbeut është në “radarët” e klubit të Laçit, të cilët kanë nisur të shfaqin interesim për sulmuesin afrikan nga Mali.

guindo

Burime të besueshme të “Panorama Sport” pohojnë për gazetën se ndaj 24- vjeçarit ka shfaqur interesim ekipi kurbinas, të cilët e shohin atë si një përforcim të rëndësishëm në sulm, duke qenë se në përfundim të këtij edicioni u largua edhe amerikani Nuabueze dhe nevoja për të gjetur një sulmues është e madhe. Në fakt, laçianët kanë goditur gjithnjë sa u përket lojtarëve të huaj që kanë marrë në fazën ofensive, duke u kthyer në futbollistë vendimtarë për skuadrën. Mësohet se palët janë në fazën e bisedimeve, ndërkohë që këtë sezon Guindo ka luajtur në Indi.

Para se të transferohej në Indi, afrikani ka milituar më herët me Skënderbeun dhe Bylisin në kampionatin shqiptar. Hapësirat me korçarët i pati të pakta, ndërsa me ballshiotët shënoi 10 gola në Kategorinë Superiore dhe tetë në të Parën, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në ekipin mallakastriot. Tani, në një moshë më të pjekur dhe me përvojën e duhur për të marrë përgjegjësi më të mëdha mbi supe në një skuadër që ka pretendime dhe që për më tepër luan edhe në Europë, Guindo duket shumë pranë rikthimit në vendin tonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"