Të gjithë po e refuzojnë, Bajern Mynih hedh sytë nga trajneri që dështoi te Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 19:11

Të gjithë po e refuzojnë, Bajern Mynih hedh sytë nga trajneri që dështoi te Mançester Junajtid

Bajern Mynih duket se nuk po arrin të bindë emrat e mëdhenj të trajningut që të ulen në pankinën e bavarezëve dhe deri tani ka marrë refuzime të njëpasnjëshme. Tashmë sytë e klubit, sipas mediave gjermane, janë kthyer nga Anglia, ku kërkohet një teknik i cili në fakt nuk ka bërë mirë atje dhe cilësohet një dështim.

ten hag

“BILD” bën të ditur se klubi gjerman interesohet për trajnerin e Mançester Junajtid, Erik Ten Hag. Trajneri është aktualisht në detyrë me “djajtë e kuq”, por pasi nuk arriti t’i kualifikonte në Ligën e Kampioneve, të gjithë presin shkarkimin e tij nga ky klub në verë.

Në favor të kalimit të Ten Hag te Bajern Mynih është fakti se ai njeh mirë klubin, pasi ka drejtuar për dy vite, 2013-2015, ekipin e dytë të tij. Trajneri holandez shkëlqeu në drejtimin e Ajaksit, teksa fitoi titullin e Kupën në vitin 2019, ndërsa rriti me një skuadër të re të shkonte deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"