Heroi i kurbinasve, Indrit Prodani: Gol i rëndësishëm, Laçi e shmang “play out”-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 19:19

Heroi i kurbinasve, Indrit Prodani: Gol i rëndësishëm, Laçi e shmang “play out”-in

Indrit Prodani vendosi ndeshjen mes Laçit dhe Tiranës, duke shënuar golin e fitores për skuadrën e tij. Mbrojtësi i majtë ka shënuar këtë sezon edhe dy gola me fanellën e Dinamos, duke i dhënë asaj fitoren kundër Kukësit. Për “Panorama Sport” ai ka theksuar se është i lumtur për 3 pikët që e mbajnë Laçin në garën për të shmangur “play out”-in.

Indrit Prodani

“Natyrisht, jam shumë i kënaqur për atë gol, sepse i dha fitoren skuadrës në një ndeshje mjaft të vështirë, siç ishte kjo me Tiranën. Shkova ta festoj golin me disa shokë, të cilët më ndjekin gjithmonë kur luaj.

Kemi kaluar një pengesë të vështirë, por gara mbetet shumë e fortë. Mendimi im është se Laçi i ka të gjitha mundësitë për ta shmangur ndeshjen shtesë për mbijetesë në Superiore. Do t’ua bëjmë shërbimin si duhet dy ndeshjeve të mbetura që kemi, me Skënderbeun fillimisht dhe pastaj me Kukësin. Nuk është gjithçka në dorën tonë, por ne kemi për detyrë të japim më të mirën në fushë për të marrë maksimumin e pikëve në këto 180 minuta nga kampionati i rregullt. Tani të shohim, e rëndësishme është që kemi fituar një ndeshje delikate dhe kemi moralin e duhur”, ka thënë Prodani, autor i 3 golave në këtë kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"