ZYRTARE/ Jo vetëm Kumbulla, Sasuolo huazon edhe një prej yjeve të së ardhmes të sulmit të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 19:39

ZYRTARE/ Jo vetëm Kumbulla, Sasuolo huazon edhe një prej yjeve të së ardhmes të sulmit të Shqipërisë

Klubi i Sasuolos ka zyrtarizuar sot huazimin e Marash Kumbullës nga Roma deri në fundin e këtij sezoni. Por mbrojtësi nuk ka qenë i vetmi futbollist shqiptar që u është bashkuar sot këtij klubi.

gjula

Klubi i Feralpisalo ka bërë të ditur se ka huazuar me të drejtë blerje të klubi i Serisë A djaloshin 16-vjeçar Brajan Gjyla. Sulmuesi i përfaqësueses U17 të Shqipërisë kishte qenë pjesë e Xhenoas, por tashmë kalon te Sasuolo që investon shumë te të rinjtë dhe i afron vazhdimisht te ekipi i parë.

brajan gjyla

Sipas klubit të Feralpisalo, marrëveshja e huazimit është deri në verën e vitit 2025, me Sasuolon që më pas mund të ushtrojë të drejtën e transferimit përfundimtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"