ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Milanit i jep fund huazimeve, firmos për 3 vite me skuadrën franceze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 19:51

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Milanit i jep fund huazimeve, firmos për 3 vite me skuadrën franceze

Ish-sulmuesi i Milanit, Mbaje Niang ka nisur një aventurë të re duke u transferuar tek skuadra e Bordos.

 niang

26-vjeçari nis dhe një herë rrugëtimin në Francë ku prej 9 vitesh ka ndërraur plot 7 skuadra në huazim.

Niang mbahet mend për periudhën e kaluar te Milani ku u transferua në vitin 2012 duke u bërë dhe golashënuesi i dytë më i ri për kuqezinjtë teksa i shënonte Rexhinës në Kupën e Italisë kur ishte vetëm 17 vjeç.

Por forma e tij ra shpejt, dhe sulmuesi nisi një sërë huazimesh. Së fundmi, Niang ka firmosur për 3 vite me Bordon pas 6 muajsh zhgënjyes në Arabi tek Al Ahli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"