Zyrtare, Hamdi Salihi kalon te Hapoel Haifa, do përfitojë 20 mijë dollarë në muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2015 | 9:55

Zyrtare, Hamdi Salihi kalon te Hapoel Haifa, do përfitojë 20 mijë dollarë në muaj

salihiHamdi Salihi nën shkroi dje zyrtar isht me klubin izraelit Hapoel Haifa. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare u shndërrua në një nga lojtarët më të paguar të kampionatit vendës, me një pagë prej 20 mijë dollarësh në muaj. Lajmin e ka bërë të ditur uebsajti “nrg.co.il”, sipas të cilit dje në mbrëmje janë zgjidhur edhe mosmarrëveshjet e fundit mes menaxheres Niki Vaknin dhe drejtuesve të klubit të Hapoelit, të cilët më pas ranë dakord të firmosnin. Bomberi shkodran nënshkroi për një vit e gjysmë dhe është cilë- suar si një goditje e madhe për klubin.
Konkurrenca Për shërbimet e Salihit, kohët e fundit interesohej dhe Hapoel Ber Sheva që mban vendin e 3-të në kampionatin izraelit, por vonesa e drejtuesve të këtij klubi në bisedime bëri që gjithçka të dështojë. Hapoel Haifa momentalisht renditet në vendin e 12- të nga 14 skuadra që marrin pjesë dhe ka mundur të grumbullojë 22 pikë. Aktualisht, objektivi i këtij klubi është që të sigurojë mbijetesën në Superligën e Izraelit. Klubi ka një buxhet normal, por mbi të gjitha ka investuar shumë në infrastrukturë. Stadiumi është ndër më modernit në Izrael dhe rivalitetin më të madh e ka me Makabi Haifa, skuadër e të njëjtit qytet. Për 31-vjeçarin, ky është viti i dytë në kampionatin e izraelit, pasi për një vit luajti te Hapoel Akre dhe gjatë pjesës së parë të këtij sezoni Salihi ka shënuar 8 gola në 19 ndeshje, ndërsa në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar shënoi 6 gola që e ndihmuan Hapoel Akren të qëndrojë në Superligën e Izraelit edhe në këtë sezon.
Trajneri Te Hapoel Haifa ka luajtur në të kaluarën edhe sulmuesi vlonjat Viktor Paço, i cili gjatë periudhës 1999-2001 luajti 21 ndeshje dhe realizoi 21 gola. Ndërkaq, trajneri aktual i skuadrës së Hapoel Haifas, Reuven Atar, deklaroi se më në fund klubi arriti t’ia plotësojë dëshirën e hershme për të pasur Salihin në ekip. “Jam i kënaqur që ai është pjesë e jona tashmë. Skuadra prej kohësh vuan mungesën e një finalizuesi të mirë dhe mendoj se kemi bërë lëvizjen e duhur. Salihi është një lojtar ekspert në zonë dhe ka treguar se kur mbështetet nga skuadra, arrin të bëjë gjithnjë diferencën”, deklaroi Atar.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"