ZYRTARE/ Flamurtari “zgjohet”, prezanton sulmuesin që nuk luan prej 6 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2019 | 18:49

ZYRTARE/ Flamurtari “zgjohet”, prezanton sulmuesin që nuk luan prej 6 muajsh

“Zgjohet” Flamurtari! Pas futbollistit boshnjak Semir Bajraktareviç, klubi vlonjat ka prezantuar goditjen e dytë ne merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin Ardit Hoxhaj.

Hoxhaj2

25-vjeçari rikthehet në Vlorë, ndërkohë që kujtojmë që ka 6 muaj pa u aktivizuar. Pas largimit nga Skënderbeu, Hoxhaj u transferua te Luftëtari, por nuk mundi dot të federohej në kohë dhe kësisoj qëndroi gjithë fazën e dytë pa u aktivizuar.

Hoxhaj66

Me transferimin te Flamurtari, sulmuesi do të tentojë të kap formën e dikurshme. Në të kaluarën Hoxhaj ka qenë pjesë e Himarës, Bylisit, Korabit dhe Skënderbeun. Shkëlqimin futbollisti vlonjat e pati gjatë sezonit 2015-2016 kur ishte pjesë e ballshiotëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"