ZYRTARE/ Egnatia bëhet ekipi i parë që kualifikohet matematikisht për “Final 4”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 21:34

ZYRTARE/ Egnatia bëhet ekipi i parë që kualifikohet matematikisht për “Final 4”

Ky ka qenë një sezon fantastik për Egnatian dhe trajnerin Edlir Tetova, dhe më një fund puna e tyre shpërblehet, ku bëhen ekipi i parë që siguron matematikisht “Final 4”.

EGNATIA

Me fitoren e fundit ndaj skuadrës së Laçit, ekipi rrogozhinas më në fund mund ta quaj veten si një nga finalistët që do të shkojnë në “Air Albania” në muajin maj dhe të luajnë aty ndeshjet e fundit që më pas të shpallet një ekip kampion, për sezonin 2023-2024.

Kjo skuadër nuk meriton asgjë tjetër përveç urimeve për sezonin që kanë zhvilluar deri më tani, por duhet kujtuar që duhet të vazhdojnë me këtë ritëm nëse duan ta mbajnë vendin e parë, pozicion që i lejon skuadrës së Tetovës një farë avantazhi për ndeshjet gjysmëfinale të “Final 4”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"