Momente paniku/ Ish-lojtari i Arsenalit dërgohet me urgjencë në spital, u dyshua për…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 22:22

Momente paniku/ Ish-lojtari i Arsenalit dërgohet me urgjencë në spital, u dyshua për…  

Momente paniku u regjistruar në duelin mes Molenbik dhe Çarleloit, i vlefshëm për futbollin belg. Ish-lojtari i Arsenalit, Adelaide, i cili është pjesë e skuadrës së Molenbik, u dërgua me urgjencë në spital pasi u rrëzua dhe kaloi dhjetë minuta pa ndjenja në fushë. 

b_240505055-780x439

Mesfushori francez, mbeti pa ndjenja pasi u godit në fytyrë me një top nga shumë pranë.  Trajneri Ferrera zbuloi se kishte frikë se ai mund të kishte pësuar një hemorragji në tru. “Jeff ishte pa ndjenja për dhjetë minuta. Kemi frikë nga gjakderdhja në tru”, ka thënë ai. 

Tani priten analizat e detajuara  për të mësuar gjendjen e futbollistit.  Si lojtar i Arsenalit, francezi kaloi dy vjet në Londër midis viteve 2016 dhe 2018. Ai kurrë nuk luajti në Ligën Premier, por bëri tetë paraqitje në FA Cup dhe League Cup. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"