VIDEO/ Gol me peshë në kampionat, sulmuesi shqiptar shpëton ekipin nga rënia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 21:15

VIDEO/ Gol me peshë në kampionat, sulmuesi shqiptar shpëton ekipin nga rënia

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albin Berisha ka shënuar pas një kohe të gjatë në kampionatin e Rumanisë, teksa ditën e sotme u shndërruar në një hero te Petroluli.

albin-berisha-1-780x439  

Berisha arriti të realizonte golin e fitores në ndeshjen e mbijetesës së Superligës kundër Otelulit, ku skuadra e tij Petrolul, triumfoi me rezultatin 2-1. 23-vjeçari në lojë hyri në minutën e 59-të, ndërsa shënoi golin e fitores në minutën e 80-të. 

petrolul berisha

Golin e fundit, Berisha e kishte shënuar më 8 mars, por ky i ditës së sotme ishte shumë me vlerë.  Sulmuesi ka shënuar 3 gola në 13 paraqitje për Petrolulin, që siguron mbijetesën në Superligën e Rumanisë një javë para fundit. Petroluli ka 29 pikë, ndërsa Voluntari ka 24 pikë dhe mban vendin e 13-të që ka pasojë rënien nga elita. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"