ZYRTARE/ Blerja e parë në epokën e Murinjos, Roma transferon lojtarin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 22:29

ZYRTARE/ Blerja e parë në epokën e Murinjos, Roma transferon lojtarin e Premier Ligës

Portieri i Portugalisë, Rui Patrisio është blerja e parë e Zhoze Murinjos tek skuadra e Romës.

rui patrisip

Gardiani 33-vjeçar firmosi kontratë 3-vjeçare me verdhekuqtë dhe zëvendëson në këtë rol Pau Lopez i cili u largua me huazim tek francezët e Marsejës. Murinjo afron në skuadër një bashkëkombës të tijin duke blinduar portën e Romës.

Portugezi prej 3 vitesh ishte pjesë e skuadrës angleze të Volvesit, dhe këta të fundit do të përfitojnë 12 milionë euro nga ky transferim. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit të Romës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në ‘’Twitter’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"