Tuhel flet hapur: De Ligt dhe Laimer morën dëmtime të forta, Hënes gënjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 14:11

Tuhel flet hapur: De Ligt dhe Laimer morën dëmtime të forta, Hënes gënjen

Tomas Tuhel u pa mjaft i relaksuar gjatë takimit Bajern-Frankfurt, ndërsa e ka hedhur vështrim te “finalja” e parakohshme kundër Realit. Po ashtu tekniku gjerman replikoi qartazi argumentet e Presidentit Hënes, i cili tha më herët se Tuhel nuk i ka dhënë mundësi mjaftueshëm talenteve në ekip, ndërsa kërkon ta ndërtojë ekipin me futbollistë që vijnë nga tregu i transferimeve:

tuhel henes

“Nuk ishte e lehtë të fitonim kundër Frankfurtit, ndonëse u pa qartë ideja për t’i kursyer energjitë. Ata u përpoqën në disa raste të na e vështirësonin lojën, por grupi u mbajt mirë dhe e mbylli ndeshjen me seriozitet. I lavdëroj djemtë, fitore e merituar. Largimi i hershëm nga loja i De Ligt dhe Laimer erdhi si rezultat i problemeve fizike. Ata e braktisën fushën mes dhimbjesh, çka do të thotë se nuk është shenjë e mirë, megjithatë nuk mund të dalim me konkluzione kaq shpejta. Do shikojmë me kujdes testet e tjera, për të kuptuar nëse ata do jenë në gjendje të japin kontributin mbrëmjen e nesërme. Ju kam thënë se me Realin do shikoni Bajernin e vërtetë dhe i qëndroi besnik fjalëve të mia.

Dua të nënvizoj shkurtimisht edhe diçka në lidhje me kritikat e Hënesit. Musiala dhe Dejvis e kanë pasur gjithmonë rolin e titullarit të padiskutueshëm. Pavloviç ka marrë minuta mjaftueshëm, krahas moshës dhe konkurrencës, prandaj hipoteza e Uli nuk ka sens”, e mbylli Tuhel.

Tifozët bavarezë janë pro qëndrimit të trajnerit 50- vjeçar dhe kanë nisur peticion, por që me shumë gjasa fatet janë vulos, Ralf Ragnik do jetë “timonieri” i ri në ciklin 2024-2025.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"