Pikantet e Dinamo-Laçi/ Rrjeta e çarë para ndeshjes, Kaçorri “sqarohet” me VAR-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 15:59

Pikantet e Dinamo-Laçi/ Rrjeta e çarë para ndeshjes, Kaçorri “sqarohet” me VAR-in

“Panorama Sport” sjell disa nga momentet më pikante të sfidës që u luajt në qytetin e Elbasanit.

auto_-900-0-Dinamo-Laci1714213259

– Para nisjes së ndeshjes qepet rrjeta e njërës prej portave, pasi mesa duket ishte e çarë. Një kontroll që e bënë vetë punëtorët e fushës, para se ta bënin si zakonisht anësorët.

– Tifozët e Dinamos mërziten që në minutën e dytë me gjyqtarin, pasi janë dy ndërhyrje në dëm të lojtarëve të tyre që konsiderohen të rregullta nga kryesori.

– Mesa duket, turistët e huaj kanë interes të shohin edhe ndonjë ndeshje futbolli në vendin tonë. Nuk ishte i paktë numri i tyre në tribunë, ndërsa nuk kishte më shumë se 200 të pranishëm në total. Të huajt dukeshin “të dashuruar” gjithashtu edhe pas birrave, të cilat i konsumuan gjatë gjithë ndeshjes. –

Një ndërhyrje e ashpër e Prodanit ndaj Zabërgjës sjell reagimin e një tifozi blu. “O Prodan, po e ke shok mo”, duke nënkuptuar që të ketë më kujdes në ndërhyrje, edhe si ish-lojtar i bluve.

– Mehmeti i kërkon llogari gjyqtarit në fundin e pjesës së parë. Mesa duket, tekniku i bluve ka pasur pretendime për një rast në zonën kundërshtare, pasi shihet duke bërë me dorë drejt portës së Laçit.

– Në pjesën e dytë pati disa vonesa loje për shkak se disa lojtarë të Laçit qëndronin të shtrirë pas dëmtimeve. Kryesori, për të qetësuar dinamovitët, tregonte orën e tij për të nënkuptuar se do t’i mbante shënim të gjitha vonesat.

– Në fund të sfidës, tekniku Armando Cungu hyn në fushë dhe takon lojtarët e tij dhe ata të Dinamos, duke i përgëzuar për ndeshjen që bënë.

– Gjatë kohës kur po dilnin nga stadiumi, Luis Kaçorri përballet me gjyqtarët dhe bisedon me Dorjan Maletajn që ishte në AVAR, për një rast të dyshimtë gjatë lojës. Edhe pse po bisedonin, të dyja palët kishin mendime të kundërta për rastin dhe në fund nuk ranë dakord.

V. MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"