Valverde tregon penalltinë kundër Sitit: Karleto më kuptoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 16:05

Valverde tregon penalltinë kundër Sitit: Karleto më kuptoi

Federiko Valverde ishte një lojtar kyç në kualifikimin e Realit të Madridit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Uruguaiani, që u shpall lojtari i ndeshjes kundër Mançester Sitit, ka zbuluar sekretet e fitores ndaj “Qytetarëve”, ku një nga momentet më pikante ka qenë refuzimi i tij për të gjuajtur penalltinë, nga lotaria e të cilave Reali siguroi një vend mes katër më të mirëve.

valverde

“Në jetën time mendoj se nuk kisha luajtur një ndeshje kaq rraskapitëse” rrëfeu Valverde në një intervistë për “ESPN Uruguay”. “Të mos kesh topin dhe të mbrohesh shumicën e kohës gjithmonë afër portës të lodh jashtëzakonisht dhe të bën të jetosh futbollin në një mënyrë tjetër, por falë Zotit ia arritën të kualifikoheshin”, ka rrëfyer lojtari uruguaian. Lodhja e uruguaianit ishte e tillë që, pavarësisht se ishte në mesin e pesë të zgjedhurve për të ekzekutuar penalltinë, ai vetë vendosi të mos e bënte atë. “Nëse nuk ndihesh mirë, nëse je i rraskapitur, kjo nuk të bën më pak futbollist. Në atë moment duhet të heqësh qafe atë krenari dhe ego, dhe nëse nuk je gati ia lë një tjetër shokut të skuadrës”.

Mesfushori i Realit të Madridit nuk ka dashur të harrojë një njeri kyç në sukseset e kësaj skuadre, trajnerin Ançeloti. “Për mua, ai është personi më i rëndësishëm në futboll. Jo vetëm për gjithçka që më jep në nivel futbolli, por për gjithçka që më jep në nivel njerëzor”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"