Uli Hënes i mbyll gojën trajnerit Tuhel dhe fisnikëron Ragnik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 14:00

Uli Hënes i mbyll gojën trajnerit Tuhel dhe fisnikëron Ragnik

Vendimi i bordit të Bajern Mynihut për të larguar në fund të sezonit trajnerin Tomas Tuhel, nuk ka pasur të bëjë vetëm me rezultatet e dobëta, aty ku tri humbjet radhazi erdhën si “rrufe në qiell të hapur”.

henes

Presidenti i Nderit në Mynih Uli Hënes e ka vendosur theksin edhe te strategjia e Tuhel, i cili ka qasje për ta ndërtuar ekipin mbi objektiva në merkato, sesa t’i japi përparësi lojtarëve nga akademia: “Tuhel nuk mendon se mund të përmirësoi Dejvisin, Pavloviç apo Musialan. Fakti që e hedh vështrimin drejt tregut, nënkupton se ai nuk i jep besimin e duhur. Bajerni gjithmonë i ka dhënë përparësi lojtarëve me perspektivë, e cila nuk po ndodh kështu në ciklin ekzistues”, tha Hënes për “Allgemeine Zeitung”.

Po ashtu sipas mediumit në fjalë mësohet se Uli i ka ulur “gjakrat” me Ralf Ragnik dhe është “partizan” i filozofisë së trajnerit 65-vjeçar për të marrë drejtimin e bavarezëve, duke lënë në plan të dytë hatër mbetjet e vjetra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"