VIDEO/ Mirlind Daku nuk di të ndalet, gjen përsëri golin në kampionatin rus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 23:37

VIDEO/ Mirlind Daku nuk di të ndalet, gjen përsëri golin në kampionatin rus

Mirlind Daku ka shënuar golin e vetëm të Rubin Kazan, gjatë përballjes që kishin këta të fundit me Ural, në javën e 26-të të kampionatit rus të futbollit.

daku

Në minutën e 43-të të lojës, sulmuesi shqiptar kalon disa kundërshtarë, dhe lëshon një goditje potente drejtë zonës, teksa portieri i miqve e kishte të pamundur që të arrinte topin, dhe kështu përfundoi në rrjetë. Kjo ishte java e dytë radhazi që 26-vjeçari shënon për ekipin e tij, teksa këtë sezon ka arritur të realizojë 7 gola dhe 4 asist, në 24 ndeshje që ka luajtur në kampionatin rus.

Daku po jep shenja të mira dhe është një nga kandidatët kryesorë për sulmin që do të ketë Kombëtarja shqiptare në Euro 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"