Hadroj jashtë, dy titullarë të Partizanit “trembin” para Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 22:20

Hadroj jashtë, dy titullarë të Partizanit “trembin” para Skënderbeut

Partizani fitoi derbin dhe konfirmoi edhe një herë se është skuadra e ndeshjeve të mëdha.

cf943060-26f1-447c-8796-3815b12967b1

Por në tri të radhës do të duhet të ndeshet me kundërshtarë poshtë tyre në renditje. Problemi është se Shehi do të duhet të bëjë pa disa lojtarë kundër Skënderbeut. Gjelbrim Taipi reklamoi një problem muskulor në nxehje dhe u zëvendësua nga Mehmeti ende pa nisur loja.

Dëmtim pati edhe Tedi Cara, i cilila fushën në mesin e pjesës së parë. Kavajasi u pa duke çaluar kurpo largohej nga stadiumi. Ditën e sotme do të shihet gjendja e këtyre titullarëve.

Sakaq, jashtë për këtë betejë nuk do të jetë Andi Hadroj. Mbrojtësi nga Puka u ndëshkua me karton të kuq dhe do ta ndjekë nga televizioni përballjen kundër Skënderbeut të shtunën në kryeqytet. Shehi do të duhet të bëjë modifikime të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"