Myler ngre alarmin para Champions-it: Kemi probleme me shënjestrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 16:54

Myler ngre alarmin para Champions-it: Kemi probleme me shënjestrën

Tomas Myler mori nota të rëndësishme në suksesin 2-1 ndaj Frankfurtit. “Senatori” bavarez fitoi 11-metershin e triumfit, ndërsa Herri Kejn e ekzekutoi mjeshtërisht. Për lojtarin me numër “25” te rekordmenët e Gjermanisë ka hendek të madh në fazën ofensive, e cila konsiston me shfrytëzimin e rasteve:

MYLER

“E merituam fitoren. Ajo që më lë pasiguri pas këtij dueli ka të bëjë me mungesën e shënjestrës para porte. Nesër kemi përpara takim shumë të rëndësishëm dhe gabimi më i vogël kushton shtrenjtë. Mbi rastin e penalltisë, e diktova që në fillim se do ishte 11-metërsh. Kontakti i Kosh në fytyrën time u pa qartë. Nuk e di përse gjyqtari duhet të priste gjatë për ta konfirmuar. Më pëlqen optimizmi në ekip. Një pikë e cila na ka bezdisur në këtë periudhë janë edhe prononcimet sesi transformohen në media. Profesionalizmi është diçka shumë e rëndësishme, si ne që luajmë në fushë, ashtu edhe reporterët në hapësirën gazetareske. Më kujtohet precedenti me frazën që pohova në media rreth deklaratave të Oliver Kahn para disa kohësh.

Gjithsesi, pjesë e së shkuarës. Tashmë është koha të fokusohemi totalisht te Championsi. Na pret sfidë e fortë dhe impenjative. Skuadrat kanë ndryshuar në vitet e fundit, prandaj do jetë e vështirë në shumë drejtime. I bindur se mbështetja e tifozëve do jetë një armë shtesë kundrejt Realit”, përfundoi Tomas Myler. Mbetet për t’u parë nëse Myler do jetë në “përplasjen” e gjysmëfinales së Championsit, pasi Tuhel nuk i besoi asnjë minutë ndaj Arsenalit. Të dhënat e Mylerit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve nuk janë aspak të mira.

Ai ka dueluar me “galaktikët” në 8 precedentë, duke fituar vetëm në 2 raste, ndërsa ka humbur 5 përballje, (1 barazim). Numrat e futbollistit 34-vjeçar janë më të “errët” në planin personale, asnjë përfshirje goli kundrejt ekipit më të suksesshëm në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"