ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Formula 1 zbarkon në Madrid në vitin 2026

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2024 | 11:43

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Formula 1 zbarkon në Madrid në vitin 2026

Formula 1 do të rikthehet në Madrid duke filluar nga viti 2026. Marrëveshja e shumëpritur që po përgatitet muajt e fundit është tashmë një realitet që garanton të ardhmen e ‘Cirkut të Madh’ në Spanjë për dekadën e ardhshme me një qark gjysmë urban.

f1

Presidenti dhe CEO i Formula 1, Stefano Domenicali, ishte në Parkun e Ekspozitave “Ifema” sot për të prezantuar pistën e re, që do të mirëpresë kampionatin botëror të Formula 1, duke filluar nga viti 2026.

Prezantimi u bë në prani të presidentit të Ifema, José Vicente de los Mozos, guvernatores të Madridit, Isabel Diaz Ayuso dhe kryebashkiakut José Luis Martinez Almeida, të cilët shpjeguan detajet e eventit.

Sipas lajmeve të raportuara nga mediat spanjolle, Çmimi i Madh do të zhvillohet në një pistë urbane pjesërisht të mbuluar në zonën Valdebebas, pranë aeroportit të Barajas, në afërsi të qëndrës stërvitore të Realit të Madridit.

Sipas “Marca”, kontrata fillestare për 10 vjet do të kishte (sipas vlerësimeve të organizatorëve), një impakt ekonomik vjetor të vlerësuar në 400 milionë euro për sezon, të barabartë me 4 miliardë në total, që zhvillimi i Çmimit të Madh do t’i sillte indirekt kryeqytetit iberik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"