“Zjarr” në çerekfinalet e Kupës, ja dy përballjet “big” që pritet të dhurojnë spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 9:42

“Zjarr” në çerekfinalet e Kupës, ja dy përballjet “big” që pritet të dhurojnë spektakël

Ndeshjet e para të turit të dytë zbuluan jo pak për skuadrat që pritet të kualifikohen në turin çerekfinal. Nisur nga rezultatet e djeshme, praktikisht klube si Flamurtari, Kukësi, Skënderbeu, Laçi dhe Tirana mund të thuhet se kanë hipotekuar kualifikimin, edhe pse mbeten për t’u zhvilluar 90 minutat e kthimit më datën 13 dhjetor.

tirana-kukesi

Me ndeshjen e sotme Pogradeci-Partizani pritet të ketë një ide më të qartë, pavarësisht se skema është e paracaktuar dhe dihet se çfarë rrezikojnë skuadrat në turin e ardhshëm. Çifti Tirana-Vllaznia, ose e thënë ndryshe klasikja e futbollit shqiptar, duhet t’i bëjë llogaritë me Kukësin në çerekfinale. Bardheblutë janë dukshëm favoritë, pasi me fitoren e djeshme 2-0 vetëm një mrekulli e shkodranëve mund t’i eliminojë.

Në rast të dështimit të një përmbysjeje të madhe nga Vllaznia, atëherë Tirana do të rigjente Kukësin në Kupë, ashtu si në edicionin e kaluar. Një tjetër duel mes kampionëve në fuqi të Superiores dhe atyre të Kupës së Shqipërisë do të rikthente në kujtesë ndeshjet me shumë polemika të edicionit të kaluar, kur Kukësi ia bëri më të lehtë rrugën Tiranës, por me ironinë e fatit që në fund bardheblutë zbritën nga Superiorja.

Një tjetër çift interesant që po projektohet në çerekfinale është ai mes Flamurtarit të kualifikuar (fitoi 1-6 dje ndaj Turbinës) dhe Partizanit, që i duhet të tregojë sot në Pogradec se surpriza e hidhur nga Besëlidhja në edicionin e kaluar ishte thjesht një rastësi. Duke parë skemën e Kupës, interesant është fakti se fituesi i çiftit Teuta-Kamza do të përballet me Skënderbeun, që triumfoi në Lezhë minimalisht 0-1 dhe natyrisht mbetet superfavorit për t’u kualifikuar më tej.

Shanse për një edicion super ka edhe Laçi, i cili theu Lushnjën bindshëm në transfertë dhe tashmë, pasi të zyrtarizojë kualifikimin në kthim, do të presë fituesin e çiftit Luftëtari-Bylisi. Ballshiotët surprizuan dje, duke mundur gjirokastritët 2-1, por ai gol në fushën kundërshtare duket se u jep përparësi bluzinjve në kthim.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më 13 dhjetor, me të paktën tri ndeshje që janë të hapura: Vllaznia-Tirana (0-2), Teuta-Kamza (1-1), si dhe Luftë- tari-Bylisi (1-2). Edicionin e kaluar surprizën e bëri Besëlidhja, që shkoi deri në gjysmëfinale, ndërsa tashmë Tirana ka shansin të bëjë të njëjtën gjë si skuadër e Kategorisë së Parë.

kupa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"