Zhvillime në Milano, menaxheri i Eriksenit dhe Interi arrijnë mirëkuptimin, zbardhet oferta joshëse e zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 18:58

Zhvillime në Milano, menaxheri i Eriksenit dhe Interi arrijnë mirëkuptimin, zbardhet oferta joshëse e zikaltërve

Interi dhe Kristian Eriksen duket se janë fare pranë bashkimit përfundimtar.

kristian eriksen

Media pranë klubit zikaltër “Fcinterneës.it” shkruan se agjenti i futbollistit të Totenhemit arriti të bjerë dakord për transferimin e 27-vjeçarit sipas kësaj kontrate: 4 vite dhe pagë 10 milionë € në sezon. Menaxheri i futbollistit danez ka qëndruar për dy ditë në Milano, ku është takuar me drejtuesit e Interit, ndërsa është nisur sot drejt Anglisë për të diskutuar finalizimin e marrëveshjes me palën italiane.

interii
Por, futbollisti po ushtron presion që të largohet që tani në janar, ndërsa Totenhemi kërkon që ai të transferohet pa mbërritur fundi i sezonit pasi nuk do të përfitojnë asnjë fitim meqënëse Eriksenit do t’i skadojë kontrata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"