Zhorzhinjos i skadon kontrata me Arsenalin, agjenti i tij e konfirmon: Mund të ketë një rikthim në Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 21:35

Zhorzhinjos i skadon kontrata me Arsenalin, agjenti i tij e konfirmon: Mund të ketë një rikthim në Seria A

Zhorzhinjo mund të largohet nga Arsenali në verë për t’u rikthyer për të luajtur në Itali. Kështu shkruan portali “Futboll London”, duke dhënë një konfirmim të mëtejshëm të një lajmi që qarkullon prej javësh, sipas të cilit mesfushori italo-brazilian po mendon një rikthim të mundshëm në Serie A pas përvojës së tij në Londër mes Çelsin dhe Arsenal.

Jorginho1

Ish-lojtari i Napolit është aktualisht në fund të kontratës së tij dhe për këtë arsye mund të kalojë në një transferim të lirë. Një koment në lidhje me të ardhmen e 32-vjeçarit dha edhe agjenti i tij, i cili në një farë mënyrë pranoi se mund të kemi një rikthim të mesfushorit në Itali

“Zhorzhinjos i ka skaduar kontrata me “topçinjtë”, do të flasim me ta sepse për momentin është mirë. Nëse ata kanë nevojë për të sezonin e ardhshëm…”.

Rikthimi në Seria A? Zhorzhinjo ka luajtur gjithë jetën në Itali, i pëlqen shumë, pse të thuash jo?”

Ka ende kohë deri në hapjen e merkatos së verës dhe për momentin italiani duhet të fokusohet 100% në sezonin aktual, ku me klubin e tij Arsenal, është akoma në garë për fitimin e Premier Ligës dhe Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"