Zhongo i jep zemër Kukësit: Tani kemi besimin e duhur, ndalim edhe Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 22:23

Zhongo i jep zemër Kukësit: Tani kemi besimin e duhur, ndalim edhe Egnatian

Kukësi është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadërtë ndeshjes që do të kenë të premten me Egnatian në transfertë.

zhongo

Me një vetëbesim dhe moral të lartë, në Kukës shpresoj nëse do të vijojnë me ecurinë e rezultateve pozitive, teksa një tjetër fitore rrit ndjeshëm shanset e tyre për mbijetesë.

Është eqartë se suksesi i bluve në këto tri sfida të fundit ka ardhurnga mbrojtja. Lideri i kësaj skuadre në prapavijë është Vasili Zhongo, si lojtari që ka për detyrë të ruajë qendrën e saj. Në prononcimin e dhënë enkas për “Panorama Sport” 24 vjeçari pohon se tani skuadra ka hyrë në rrugën e duhur, duke lënë pasrezultatet negative.

“Jemi shumë të lumtur me tri fitoret efundit të ekipit tonë, e dinim që gabuam nga rezultatet negative të njëpasnjëshmedhe me fitoren e parë erdhi vetëbesimi që na duhej për kaq shumë kohë”, u shpreh fillimisht autori i 26 paraqitjeve këtë edicion me verilindorët, kuedhe ia ka dalë të shënojë edhe dy gola.

MBIJETESA – Zhongo është nga ata që qëndron mekëmbë në tokë, pasi skuadra nuk ka arritur ende asgjë. Për të arritur mbijetesën në fund të këtij edicioni, duhet të përsërisin këto tri sfidat e fundit.

“Pavarësisht kësaj, endenuk kemi arritur asgjë, duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive për të përmbushur qëllimin tonë.

Përqendrimi dhe pasioni për të mbajtur tëpaprekur portën dhe që andej e tutje besimi se do të shënojmënë një moment të lojës sonë, na ka sjellë rezultatet që duam. Besoj se nëse vazhdojmë të luajmë ashtu siç po luajmë, do tëjemi ne ata që do të mbetemi në kategori.

Kemi dhënë provase çfarë ekipi jemi dhe se nuk e meritojmë të jemi në vendin efundit”, vijoi prononcimin e tij për gazetën mbrojtësi i Kukësit,një titullar fiks i katër trajnerëve që kanë stërvitur Kukësin këtë edicion.

EGNATIA – Tani Kukësin e pret një tjetër test force, pasi dotë sfidojnë kryesuesit e Egnatias në transfertë. Për Zhongon,skuadra duhet të tregojë aftësitë e saj dhe beson se do t’iadalin edhe ndaj rrogozhinasve.

“Ndeshja me Egnatian është një test i fortë për të vazhduar rezultatet pozitive të këtyre javëve të fundit. E njohim skuadrën dhe aftësitë e tyre, megjithatë dëshira jonë për një rezultat pozitiv në fund do të jetë më e madhe”, mbylli prononcimin e tij për gazetën mbrojtësi Vasil Zhongo.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"