“Zgjohet” Flamurtari, vlonjatët tentojnë Filin dhe ish-lojtarin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2019 | 11:43

“Zgjohet” Flamurtari, vlonjatët tentojnë Filin dhe ish-lojtarin e Partizanit

Flamurtari ka hyrë tashmë në merkato. Dy ditë më parë klubi prezantoi edhe blerjen e parë, Semir Bajraktareviç. Por, në listën e klubit dhe të trajnerit Haxhiu ka edhe emra të lojtarëve që kanë dhënë kontributin e tyre në kampionatin shqiptar.

hILA

“Panorama Sport” zbulon se Flamurtari interesohet për Ardit Hilën. Vitin e kaluar ai ishte pjesë e Partizanit. Një tjetër lojtar që është në planet e vlonjatëve është edhe Realdo Fili.

realdo-fili

23- vjeçari ka një karrierë të pasur dhe mund të cilësohet si një lojtar me eksperiencë. E ka nisur tek Apolonia e Fierit e më pas ka pasur eksperiencë edhe te Partizani, Kamza dhe Skënderbeu. Në sezonin e fundit, ai ishte pjesë e Luftëtarit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"