Xhaka flet për të ardhmen: Ëndrra ime është që të shkoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 17:22

Xhaka flet për të ardhmen: Ëndrra ime është që të shkoj…

Granit Xhaka është prej dy vitesh pjesë e skuadrës së Arsenalit dhe tashmë duket se është kthyer në një pikë kyçe për skuadrën londineze. Ai ka një kontratë deri në vitin 2023 ndërsa së fundmi është rikthyer të flasë për të ardhmen e tij. Xhaka është shprehur se në të ardhmen do të pëlqente një rikthim te skuadra e Bazelit, aty ku dhe doli si futbollist.

Granit Xhaka te Arsenali

Granit Xhaka te Arsenali

“Është një qëllim i madh, në të vërtetë ëndrra ime është që të rikthehet një ditë. Nuk është e thënë që të jetë kur të jem 28 (vjeç), është pak a shumë siç bëri Alex Frei. Ai u rikthye kur ishte në të tridhjetat, por sërish pati performancë të mirë dhe ndihmoi Baselin të fitojë disa tituj. Patjetër, pritshmëritë janë të larta kur rikthehesh, por natyrisht kjo është një ëndërr” – është shperhur Granit Xhaka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"