Vorakët presin “dhurata” nga rivalët, Shani: E realizojmë objektivin madhor të klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 16:13

Vorakët presin “dhurata” nga rivalët, Shani: E realizojmë objektivin madhor të klubit

Vora, pavarësisht diferencës me dy vendete para, nuk di të ndalet. Skuadra e trajnerit Arbëri e kreu me sukses misionin në Peshkopi, ku fituan 1-2 ndaj Korabit. Ndoshta Vora pret edhe ndonjë dhuratë nga gabimet e kundërshtarëve, gjithsesi drejtuesit dhe stafi po e kryejnë më së miri detyrën e tyre. Këtë javë skuadra do të udhëtojë drejt Lushnjës ku do të luaj një tjetër trasfertë po aq të vështirë.

vora

Një nga protagonistët e fitores në Peshkopi ishte qendërmbrojtësi Keslin Shani, i cili shënoi që në minutën e tetë ndaj Korabit. Për “Panorama Sport” Shani u shpreh: “Sa herë të aktivizohem, unë do të shënoj. Misioni im është jo vetëm të kryej rolin që unë kam, atë të qendërmbrojtësit, për të thyer çdo aksion të kundërshtarit, por të marr njëkohësisht inkursione edhe në sulm. Më pëlqejnë më shumë krosimet në zonë dhe e përdor mjaft mirë nuhatjen me kokë.

Kjo ka rezultuar mjaft pozitive dhe gjatë stërvitjeve e praktikoj shpesh këtë mënyrë loje. Goli në Peshkopi ka një dedikim për prindërit e mi, sidomos për babain tim që më ndjek në çdo fushë. Vora nuk do të ndalet nga synimet e saj, pavarësisht se edhe këtë javë do të luajmë në trasfertë. Do të shkojmë në Lushnjë për fitore, duke kryer misionin për të fituar çdo takim. Por ne presim edhe ndonjë dhuratë nga ndonjë hap fals i rivalëve që kemi përpara”.

 ABDULLA DUSHKU

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"