Volejboll Femra/ Barleti zhyt Lushnjën, Superliga nis fazën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 11:42

Volejboll Femra/ Barleti zhyt Lushnjën, Superliga nis fazën e dytë

Pas më shumë se tre muajve nga takimet e fundit, mbrëmjen e djeshme është rikthyer Superliga e volejbollit për femra, teksa ka startuar faza e dytë e kampionatit me ndeshjen ndërmjet Barletit dhe Lushnjës.

gfdgfg

Gjithçka e thjeshtë për vajzat universitare të trajnerit Altin Gorenxa, të cilat triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Barletit i mjaftuan vetëm 54 minuta lojë për ti mbyllur llogaritë, duke i fituar thellë të tria setet, përkatësisht 25- 12, 25-14 dhe 25-15. Për kryeqytetaset e bënë diferencën edhe një herë tjetër dy lojtare eksperte si Esmeralda Tuci dhe Xhenifer Pira, me nga 13 pikë secila.

Kjo ishte fitorja e pestë në kampionat për Barletin, që i ruan pozitat në vendin e katërt në renditje. Nga ana tjetër Lushnja vijon të regjistrojë vetëm humbje, duke e çuar në 8 numrin e disfatave në po kaq ndeshje të zhvilluara. Java e tetë do të vijojë më 5 shkurt me ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu. Më tej më 6 shkurt do të luhet sfida Partizani-Teuta, ndërsa më 7 shkurt do të ulet sipari i javës me takimin Tirana-Pogradeci. Kujtojmë që sot do të luhen edhe sfidat e javës së katërt në Ligën Gjergj Kastrioti: Prishtina-Tirana dhe Skënderbeu-Skënderaj në Grupin A në Skënderaj, si dhe Pogradeci-Drita dhe Fushë Kosova-Partizani.

fhhf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"