VOLEJBOLL/ “Challenge Cup”, Tirana sfidon sot gjermanët e Helios Grizzlys

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2023 | 11:40

VOLEJBOLL/ “Challenge Cup”, Tirana sfidon sot gjermanët e Helios Grizzlys

Pas kualifikimit në tavolinë kundër Makabi Tel Avivit, Tirana e volejbollit të meshkujve do të zbresë mbrëmjen e sotme në parket për ndeshjen e raundit të dytë kualifikues në Kupat e Europës.

tirana volej meshkuj

Kampionët e Shqipërisë do të presin në kryeqytet gjermanët e Helios Grizzlys Giesen, takim i vlefshëm për “Challenge Cup”, i cili do të zhvillohet në sallën e Farkës në orën 19:00.

Tirana në dy sezonet e fundit ka qenë dominuese në volejbollin shqiptar, duke i fituar të gjithë trofetë e mundshëm, ndërsa kjo do të jetë eksperienca e dytë europiane për bardheblutë, pas debutimit të bërë në edicionin e kaluar.

Skuadra e Arben Sakos do të ketë përballë një kundërshtarë shumë të fortë, me gjermanët që konsiderohen favoritë absolut në letër edhe sipas kompanive të basteve fitorja e tyre në ndeshje e parë kuotohet me koeficientin 1.03, ndërsa suksesi i bardhebluve me koeficientin 10.5. Për sa i përket ndeshjes së kthimit, ajo do të luhet pas një jave në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"